ZYRTARE: Lionel Messi i bashkohet një ekipit si lojtar i lirë


Lionel Messi është futbollisti më i ri i Paris Saint-German.

Futbollisti argjentinas i bashkohet PSG si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata muajin e kaluar me Barcelonën.

Ish ylli i Barcelonës ishte afër rinovimit me katalunasit, mirëpo ndryshoj mendim dhe nënshkroi me francezët.

Messi me PSG do luaj dy vitet e ardhshme, por ka opsion edhe një vit tjetër.

34-vjeçari do paguhet afër 35 milionë euro në vit duke ia bashkangjitur edhe bonuset.

Për transferimin e tij bën të ditur skuadra nga kryeqyteti francez në rrjetet sociale.