Vendoset se kur do të mbahet seanca e radhës për Thaçin dhe të tjerët

Me datë 29 tetor të këtij viti do të mbahet seanca e radhës mbi ecurinë e çështjes së të akuzuarve të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi duke filluar nga ora 14:30.

Për këtë ka bërë të ditur Gjyqtari i Dhomave të Specializuara, Nicolas Guillo, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkaq, gjatë seancës së sotme, mbrojtja e të akuzuarve ka hedhur akuza ndaj prokurorisë dhe gjykatës duke u thënë se ish krerët e UÇK-së janë duke u mbajtur në paraburgim pa pasur njohur të saktë mbi çështjen e tyre. /GazetaSinjali/