Vendimi drastik në Gjermani, të infektuarit e pavaksinuar nuk paguhen gjatë karantinës

Gjermania ka marrë një vendim në bazë të të cilit ata që nuk janë vaksinuar ndaj COVID-19 dhe infektohen nuk do të përfitojnë kompensim ose pagë për periudhën që do të futen në karantinë.

Vendimi do të zbatohet duke nisur nga 1 nëntori. Kritikët e konsiderojnë atë një masë të barabartë me vaksinimin e detyrueshëm.

Sipas skeptikëve, vendimi do të detyrojë shumë punonjës që të imunizohen pasi nuk mund ta përballojnë që të qëndrojnë në shtëpi pa të drejtë page, nëse infektohen me COVID-19.