UEFA ka hapur tre raste disiplinore kundër Anglisë për sjelljen e tifozëve të tyre në duelin me Danimarkën

UEFA ka hapur tre raste disiplinore kundër Anglisë për sjelljen e tifozëve të tyre në duelin me Danimarkën. Federata evropiane e futbollit ka hapur tre çështje disiplinore për ngjarjet e ndeshjes gjysmëfinale të EURO 2020 me Danimarkën.

Komisioni disiplinor do t’i hetojë incidentet në të cilat tifozët përdorin laser, duke e penguar portierin danez, duke shkaktuar trazira gjatë ekzekutimit të himneve kombëtare, si dhe përdorim të mjeteve piroteknike. Anglia e fitoi ndeshjen me rezultat 2:1 në kohë shtesë, ndërsa golin fitues, Kejn e shënoi pas penalltisë ku portierit danez iu drejtua dritë laser direkt në sy. Në finale më 11 korrik, Anglia në Londër do të luajë me Italinë.