TENSIONET NË VERI, UNMIK IA VË FAJIN KOSOVËS

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për zhvillimet në Kosovë, Zahir Tanin, ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për tensionet e shkaktuara në fund të shtatorit në veri të Kosovës.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për zhvillimet në Kosovë, Tanin ka deklaruar se për përshkallëzim shtytës ka qenë mungesa e komunikimit politik.

“Në mëngjesin e 20 shtatorit, Prishtina ka nisur një operacion policor në Kosovën veriore me qëllim të zbatimit të masave të reja për targat. Duke marrë parasysh diskutimet e ndjeshme dhe kamotshme për lirinë e lëvizjes përmes dialogut të mbështetur nga BE-ja do të ishte e natyrshme të pritej një komunikim me ata që preken. Megjithatë, komunikimi ka qenë i pakët apo fare. KFOR-it s’i është dhënë njoftim paraprak”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se njësitë speciale të Policisë së Kosovës ishin për disa ditë përballë protestuesve që bllokuan rrugët në Jarinjë e Bërnjak