Supremja merr vendim, të përsëritet votimi nga jashtë për kryetar të kësaj komune

Gjykata Supreme e Kosovës ka marrë vendim që të përsëritet procesi i votimit nga jashtë për komunën e Dragashit.

Supremja ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që brenda Kornizës Ligjore në fuqi, të organizojë përsëritjen e procesit të votimit nga jashtë, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës së Dragashit.

Në vendim thuhet Supremja ka vendosur që të “refuzohet pjesa tjetër e ankesës së kandidatit Bexhet Xheladini nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Dragash që votat nga jashtë (me post) të përfshihen në rezultatin final të zgjedhjeve, për raundin e dytë për kryetar të Komunës së Dragashit”.