Si asnjehere me pare, Albin Kurti te premten do e shfaq….

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se të premten do të votohet programi i Qeverisë Kurti.Haxhiu gjatë diskutimit të organizuar nga Lëvizja FOL, tha se pas miratimit të programit në qeveri i njëjti do të diskutohet edhe në Kuvend.

“Të premten pritet të votohet programi dhe më pas për diskutim në Kuvend”, tha ajo.

Qeveria Kurti 2 është kritikuar me të madhe pasi që më shumë se një muaj nuk ka prezentuar asnjë plan qeverisës.

Kuvendi i Kosovës zgjodhi qeverinë e re të vendit me kryeministër Albin Kurtin. Sfidë për parlamentin e ri të sapo konstituuar është tani zgjedhja e presidentit të Kosovës.Deputetët e kuvendit të Kosovës votuan për qeverinë e re të Kosovës me kryeministër Albin Kurti. Qeveria Kurti mori 67 vota për dhe 30 kundër. Albin Kurti nuk ishte lejuar që të merrte pjesë në zgjedhje për shkak se kishte probleme me ligjin, por partia e tij Lëvizja Vetëvendosja fitoi mbi 50% të votave, duke ia mundësuar kështu që së bashku me votat e garantuara të deputetëve të pakicave ta formojë pa probleme qeverinë Kurti 2.

Albin Kurti në vitin 2019 ishte zgjedhur kryeministër, por, vetëm pas 50 ditë qeverisje, ai me një mocion mosbesimi u rrëzua nga partneri i atëhershëm qeverisës LDK-së. Lëvizja vetëvendosja u rikthye në qeverisje duke e rritur numrin e deputetëve në 58 nga 29 sa kishte në zgjedhjet e vitit 2019.