Shpërthen zjarri në Suharekë, deri më tani të djegura rreth 200 hektarë

Zjarri i madh ka përfshirë edhe Komunën e Suharekës, saktësisht fshatin Studenqan dhe Tërrnjen.
Indeksonline nga burimet brenda PK-së mëson se zjarri ka shpërthyer në fushat e grurit të korrur (sarrnishtë).
Sipas një dëshmitari janë të djegura rreth 200 hektarë fushë dhe një pjesë e malit.

Zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje dhe janë duke u munduar të fikin këtë zjarr.

Edhe kryetari Bali Muharremaj ka dalë në vendngjarje ku po monitoron nga afër situatën.

Ai ka thënë se gjendja është shumë serioze dhe ka kërkuar ndihmë.