Pamje të reja kur Policia përdorë shok bombë për të ndërhyrë në veri

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një aksion policor kundër kontrabandës në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Ky aksion është kundërshtuar nga serbët lokalë në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan, të cilët kanë protestuar dhe kanë ngritur barrikda, me ç’rast situata u tensionua.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar pamje të reja, ku shihen zyrtarët policorë derisa ndërhyjnë në veri.

Edhe nga Policia kanë njoftuar se janë detyruar të ndërmarrin veprime policore duke përdorur mjetet e nevojshme ligjore, me qëllim të ofrimit të sigurisë ndaj zyrtarëve të përfshirë në operacion dhe qytetarëve të asaj zone.

Si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë, është raportuar se (10) zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, prej tyre (7) zyrtarë të nacionalitetit shqiptar dhe (3) zyrtarë te nacionalitetit serb.GSinjali