Pamje kur xhandarmëria serbe vrojton Policinë e Kosovës në Jarinje

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targa, pjesëtarë të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë në gjendje gatishmërie në pikën kufitare në Jarinje e Bërnjak.

Në disa pamje shihet se si në Jarinje xhandarmëria serbe vrojton Policinë e Kosovës.

Edhe Policia e Kosovës në anën tjetër po përcjell lëvizjet e tyre nga territori i Republikës së Kosovës.