Njihuni me policen ‘Schumachere’ të Kosovës

https://gjirafa.com/Shpallje/Pune/ofert-pErmira Topalli, zyrtare policore ka pasion garën me vetura. Pasion ky që jo pak i ka sjellë edhe trofe si brenda Kosovës ashtu edhe jashtë kufijve. Ermira zakonisht merr pjesë në garat Drag & Slalom dhe në të dy kategoritë zakonisht është e para ose e dyta
Ermira, ka 23 vjet, vjen nga qyteti i Ferizajt dhe detyrën e saj si zyrtare policore e sheh si nderin më të madh që i është besuar dhe të cilin e kryen me përgjegjësi.

“Si zyrtare policore jam që dy vjet, dhe është një ndjenjë shumë e veçantë dhe më bën të ndihem shumë krenare që jam në shërbim të qytetarëve”, thotë Ermira.

Gjatë vitit 2020 Topalli, në tri garat e organizuara në kategorinë drag ka zënë vendin e dytë në nivel Kosove.

Topalli, ka shpalosur për Metro disa nga sukseset e saj në garat në automobilizëm, dhe për vendimin e saj spontan që e mori për t’iu futur kësaj aventure, jo edhe të lehtë.

“Me gara kam filluar nga viti 2019, ku ka qenë diçka spontane vendimi që të marrë pjesë, por më vonë me kalimin e kohës më është kthyer në pasion, dhe sot ja ku jam. Vitin që lamë pas kanë qenë gjithsej 4 gara sllallom, ku 3 nga prej tyre kam zënë vendin e parë, dhe në një garë tjetër kam zënë vendin e dytë”, tregon Ermira.

Zyrtarja policore nga Ferizaj, në nivel Kosove ka vendin e parë në këto gara, dhe mban titullin “Kampione”. Ermira Topalli, ka marrë pjesë edhe në Maqedoni, ku ka zënë vendin e parë.

Të jesh edhe police dhe të marrësh pjesë aktivisht në garat në automobilizëm nuk është e lehtë, për Ermirën është pak ngarkesë pas profesionit që ka, mirëpo siç thotë edhe vetë 23 vjeçarja nga Ferizaj “për t’ia arritur një qëllimi duhet sakfricë”.
Topalli të gjitha garat si brenda dhe jashtë vendit i ka zhvilluar me vetëfinancim dhe poashtu përmes disa sponzorëve