Nipi i Adem Jasharit ftohet tek Kombëtarja e Kosovës, janë edhe 3 nga Mitrovica

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll U17 do t’i luajë dy ndeshje miqësore kundër Bullgarisë U17 në Sofje.

Tashmë përzgjedhësi, Arsim Abazi, ka publikuar listën e futbollistëve për këto dy ndeshje.

Këto dy ndeshje do të luhen me 14 dhe 16 prill, derisa lista e futbollistëve është bazuar kryesisht me lojtarë nga klubet vendore.

Është interesant të theksohet që nipi i Adem Jasharit, Igballi është ftuar për herë të parë te Kosova U17.

Të ftuar janë edhe tre lojtarë nga Mitrovica, Erion Kajtazi, Elmedin Rama dhe Argjend Kadriu.