Nainggolan ‘tallet’ me Ronaldon dhe Pogban, pasi këta dy larguan shishet e pijeve në konferencë shtypi.

Mesfushori belg i Cagliarit, Radja Nainggolan bëri shaka me Cristiano Ronaldon dhe Paul Pogban, të cilët kishin hequr shishet e Coca-Cola dhe Heineken në konferencat e tyre për shtyp në Euro 2020.

Ronaldo hoqi dy shishe të Coca-Cola gjatë konferencës së tij për shtyp në prag të lojës së Portugalisë kundër Hungarisë të hënën, duke sugjeruar gazetarët dhe tifozët të ‘pinë ujë’.

Pogba, një praktikues mysl/iman, bëri të njëjtën gjë pas fitores së Francës ndaj Gjermanisë mbrëmë, por hoqi një ‘shishe birrë Heineken pasi pirja e alkoolit është e ndaluar në Islam’.

Mesfushori i Cagliarit, Nainggolan nuk humbi shumë kohë dhe bëri shaka me Ronaldon dhe Pogban në profilin e tij në Instagram.

33-vjeçari bëri një fotografi montazh duke pretenduar se ishte pjesë e një konference shtypi në Euro 2020 me disa shishe ‘alkool’ përpara.

“Le të qeshim!”, ishte përshkrimi i Nainggolanit në fotografinë montazh në postuar në rrjetet sociale.