Ligji i pagave, vjen lajmi i shumë pritur

Partia Demokratike e Kosovës i ka dhënë mbështetje Ligjit për Pagat. Kështu ka bërë të ditur, kryetari i këtij subjekti, Memli Krasniqi, pas një takimi me kryetarin e Sindikatës së Shërbyesve Civilë të Kosovës, Mursel Zymberi me bashkëpunëtorët e tij.

Krasniqi shkruan se partia të cilën ai e drejton përveç që e mbështetë këtë ligj, do të avokoj në miratimin e tij, si zgjidhja e vetme për të eliminuar pabarazitë e për të vendosur meritokraci, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Ligji për pagat duhet të miratohet dhe zbatohet sa më parë, që të gjithë punonjësit të trajtohen dinjitetshëm në raport me punën e tyre.

Për këtë temë dhe për të adresuar sfidat dhe shqetësimet e shërbyesve civilë të Kosovës, së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri, sot takuam kryetarin e Sindikatës së Shërbyesve Civilë të Kosovës, Mursel Zymberi me bashkëpunëtorët e tij.

Partia Demokratike e Kosovës e mbështetë këtë ligj dhe do të avokoj në miratimin e tij, si zgjidhja e vetme për të eliminuar pabarazitë e për të vendosur meritokraci.