Wednesday, September 22, 2021
Home LAJME Ledina Çelo nuk ndal pozat seksi, këngëtarja tregon këmbët e e inifikuara

Ledina Çelo nuk ndal pozat seksi, këngëtarja tregon këmbët e e inifikuara

Ledina Çelo, këngëtarja e njohur që ka vite tashmë që jeton në Gjermani, këtë verë më së shumti ka pushuar në bregdetin e Jugut të Shqipërisë. Artistja nuk i ka ndalur pozat hot me bikini, me anë të të cilave tregoi se mosha për të është vetëm një numër.

Së fundmi, Ledina ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në “Facebook’ disa imazhe të reja, në të cilat shfaqet mjaft joshëse. Këngëtarja ka pozuar e ulur pranë një dritareje, e veshur me një fustan të ngushtë ngjyrë blu, i cili ishte me një krah dhe i çarë në njërën anë.

Ai i tregonte jo vetëm muskujt e barkut, por edhe këmbët e tonifikuara dhe pa celulit, për të cilat Çelo kujdeset shumë. Më herët ajo ka treguar se ushtrohet çdo ditë në shtëpi dhe se bën shumë kujdes me ushqimin për të qenë në super formë fizike.

Advertisements

Në fotografinë e dytë që publikoi, Ledina shihet me make up profesional dhe me flokë kaçurrela të kthyera në një anë. Artistja e kishte plotësuar look-un me një byzylyk dhe një palë taka të zeza. Ajo zbuloi gjithashtu se pushimet kanë mbaruar dhe se tashmë është rikthyer në Gjermani, ku po xhiron videoklipin e një kënge të re që do të sjellë së shpejti.

Fundjavën e kaluar, paparazzi i “Panorama Plus” e fotografoi këngëtaren së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët, në Palase. Ata po shijonin një shëtitje me një makinë plazhi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!