Kosova ngritët pesë pozita në renditjen e re të FIFA-s

Kosova ka ngritje për pesë pozita në renditjen më të re të FIFA-së.

Pas përfundimit të Kampionatit Evropian “Euro 2020” dhe Copa Americas, FIFA ka publikuar renditjen e re të përgjithshme të Kombëtareve.

Në 10 vendet e para, Italia dhe Argjentina janë ngjitur për dy pozita më lartë pas triumfeve në “Euro 2020” dhe Copa America.

Franca ka rënë për një vend, ndërsa Anglia ka mbajtur pozitën e saj.

Ajo çfarë është befasuese është se Kosova është ngjitur në tabelë për pesë pozita. Kosova më herët mbante pozitën e 120-të, por në renditjen e muajit gusht ajo qëndron në pozitën e 115-të në tabelë.

Kosova është para Tagjikistanit, Sudanit dhe Malaëit, ndërsa qëndron prapa Ishujve Faroe dhe Mozambikës.