KF Llapi reagon për çmimin e biletave të Dritës: Nuk qenkan liruar as me 30% të shikuesve!?

KF Llapi ka reaguar për çmimin e biletave të ndeshjes Drita-Feynord.

Në reagimin publik, llapjanët thonë se janë kritikuar shumë për çmimin ku do të ishin prezent vetëm 15% të publikut, ndërsa për Dritën nuk po bëhet aspak zhurmë.

“Nuk qenkan liruar aspak biletat as me 30% të lejimit të kapacitetit të shikuesve.

Ne me 15% të kapacitetit morrëm shumë kritika edhe pse ishim të parët që u hapëm dyert shikuesve” thuhet në reagimin e Llapit.