Gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes dhe konfiskim të motoçikletave, Policia me aksion në rrugët e Prishtinës

Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës ka konfiskuar nëntë motoçikleta dhe janë shqiptuar 59 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes së automjetit, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bën të ditur policia, këto gjoba janë dhënë nga Njësiti Rajonal i Trafikut në kuadër të planit operativ për kontrollin e shtuar në trafik, me fokus të veçantë ndaj ngasësve të motoçikletave dhe përdorimit të telefonit gjatë ngasjes së automjetit.

“Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”, thuhet në njoftimin e policisë.GSinjali