Figura kyçe e braktisë VV-në e përkrah LDK-në në zgjedhjet lokale

Fatmir Hasani, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë me dijë se nesër do të provojë të arrijë një marrëveshje me kandidatin e LDK’së për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Armend Agollin, që të garojnë dhe bashkëpunojnë për zgjedhjet e 17 tetorit. Kjo pasi që Hasani ka pakënaqësi të mëdha me Agim Bahtirin.

“Unë jam duke biseduar me Dr. Armend Agollin, nesër do dalim nëse arrijmë një marrëveshje, do të dalim për medie, në një deklarim të përbashkët, por njëherë për njëherë nuk kam arrit asgjë. Nesër kam takim në mëngjes dhe konfirmohet çdo gjë”, ka thënë Hasani në një prononcim për Gazetën Express.

Hasani, i cili ishte kundër kandidat përbrenda LVV’së i Agim Bahtirit për të garuar për kryetar të Komunës së Mitrovicës, ka hedhur akuza të rënda ndaj këtij të fundit, duke e cilësuar si “analfabet” dhe e ka akuzuar për tradhti.

“Agim Bahtiri është një analfabet, Bedri Hamza i takon klanit 21-vjeçar që e kanë zhvat Kosovën. Mitrovica është në gjendje të mjerueshme, është qyteti më i varfër. Agimi nuk është Vetëvendosje, e ka tradhtu Behgjet Pacollin, e ka tradhtu kryeministrin tem [Albin Kurti]. Unë jam i Vetëvendosjes prej 2011-ës, jam aktivist, nuk e ndërroj unë partinë tem”, ka shtuar tutje ai. Burimi onlinenews

Kundër kandidati i Bahtirit ka thënë për Express se atë e ndaluan të kandidojë për kryetar nga subjekti të cilin e përfaqëson.

Ai ka bërë me dije se do të ketë konferenca për media nesër nga ora 12:00, përpara selisë së LDK’së, ku pritet të zyrtarizojë marrëveshjen me kandidatin e LDK’së për kryetar komune të Mitrovicës