E tmerrshme, skandaloze: Një djalë dhe një grua rrahin një vajzë midis Pejës

Një burrë dhe një grua rrahin një vajzë në Pejë, kështu shihet në një video të dërguar në redaksinë e Gazetës Express.

Ndonëse ende nuk dihet arsyeja e kësaj rrahje, nga Policia e Kosovës në rajonin e Pejës për Gazetën Express thanë se rasti deri në këto momente nuk është raportuar në Polici.

Nuk ka ndonjë informacion për këtë rast, deri tani nuk është raportuar asgjë”, tha zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova.