E rende , vdes 14 vjeqarja vajza

14-vjeçarja Galini Karamani, që u mbyt tragjikisht pasditen e djeshme në ujërat e lumit Devoll në Kuçovë, është përcjellë sot mes lotësh për në banesën e fundit.

Ark-morti i të miturës është shoqëruar me dhimbje e lot nga banesa e saj drejt varrezave të qytetit të Kuçovës nga familjarë, shokë e shoqe të klasës, komshinj e banorë të qytetit.

Galini Karamani ishte nxënëse në shkollën 9-vjeçare “Rreth Tapi” në lagjen Ferma-Partizani në qytetin e Kuçovës. Mesditën e djeshme ajo ka qënë në lumë duke u larë me vëllanë 12-vjeç dhe 10 shoqet e saj.