Donaldi flet për ndjesinë pasi fali namazin brenda shtëpisë së “Big Brother”

Ai është pyetur nga moderatorja, Arbana Osmani.

Gjatë transmetimit live, ajo e ka pyetur se a është praktikues i fesë.

Donald Veshaj tha se ka fal namaz më parë ndoshta dy herë ndërsa në shtëpi u shtye nga Sabiani.

“Sabiani ishte ai i cili më ndihmoj sepse nuk është se i dija lutjet megjithatë u ndjeva shumë mirë”, tha Donaldi.

Ndërkohë, Arbana Osmani e vlerësoi këtë veprim të djemve në Big Brother duke shtuar se programi shfaq edhe tolerancën fetare.