Djali i Ukshin Hotit: S’do të jem në komision vetëm për fatin e babait tim, por për të gjithë të zhdukurit e tjerë

Djali i veprimtarit Ukshin Hoti, Andin Hoti i ftuar në emisionin ”DIREKT”, në ATV në një lidhje të drejtpërdrejtë foli për emërimin e tij si kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.

Ai tha se do të punojë për gjetjen e fatit të babait të tij, njëjtë sikurse edhe për fatin e të gjithë të zhdukurve të tjerë.

“Me këtë rast dua që të përshëndesë të gjithë dhe falënderojë ata të cilët kanë familjarë të zhdukur dhe dua të garantojë se unë aty nuk do të jem vetëm për Ukshin Hotin por do të jem për secilin sepse të gjithë për mua janë të njëjtë. Shpresoj shumë që të zgjidhet edhe fati i babit tim. Ashtu siç e dini edhe ju si babi im edhe disa të tjerë janë marrë nga institucionet e Serbisë, nuk janë vetëm si të zhdukur dhe është përgjegjësia më se direkte e këtyre institucione që të japin përgjigje për këto”, tha ai në ATV.