Cristiano Ronaldo po spekulohet se i është ofruar Manchester City nga super agjenti Jorge Mendes

Superylli portugez është lënë nën hije nga rivali i përjetshëm Lionel Messi me sagën e largimit nga Barcelona këtë verë, por afati s’ka përfunduar ende dhe po spekulohet se agjenti i tij Jorge Mendes i ka ofruar pikërisht Cityzens, klubit që edhe janë në zor për një sulmues tani pas largimit të Kun Aguerro i vetmit që e kishin, transmeton Gazeta Metro.

Gazeta Corriere dello Sport ka shkruar se Mendes dhe Ronaldo po punojnë në këtë drejtim por nuk dihet asgjë më shumë tani për tani.

Pas spekulimeve fillestare se dëshironte të kthehej në Real Madrid, reagoi në llogarinë e tij në rrjete sociale që hapi më shumë spekulime se që mbylli. Ronaldo tha se është i përqendruar në punë por jo vendin e punës. Nuk e përmendi Juventus asnjëherë.

Kanë ndodhur gjëra më të papritura, Messi është dëshmia. Por a ka mundësi që Pep Guardiola, që ndërlidhet me Lionel Messi tani të menaxhoj rivalin e vjetër të argjentinasit.

Tjetra pikë kontestuese është se a do të tradhtoj Ronaldo Manchester United për të dalë tek të rivalët lokal Manchester City?

Cityzens gjithsesi kanë nevojë për një sulmues tani që Aguerro shkoi. Humbja në ndeshjen e parë ishte një provë që ka mundësi se nuk do të ndezë të luajnë përsëri me një 9 false.

Ngecja e transferimit të Harry Kane nga Tottenham, fort situatë e komplikuar dhe shumë e shtrenjtë për t’u zgjidhur edhe për sheikët e Manchester po del të jetë. Guardiola do të detyrohet të gjejë zgjidhjen diku tjetër.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë gjithmonë lidhet me klubet e mëdha të Europës dhe Juventus megjithëse mohojnë në publik largimin e Cristiano Ronaldos, paraqitën 200 milion euro humbje. Pandemia ishte fajtori kryesor, por nuk do të ishin kundërshtues për të hequr nga librat pagën mbi 30 milionë euro në vit të Ronaldos.

Juventus pas tre vjetësh me Ronaldon nuk e fitoi ligën e dëshiruar të Ligës së Kampionëve. Tani ja dorëzuan përsëri skuadrën në duart e sigurta të Max Allegri, pas eksperimenteve me Sarri dhe Pirlo të dështuara mund të thuhet.

Allegri nuk është i njohur se ka kërkesa ekstravagante dhe për aftësinë taktike që të nxjerrë maksimumin nga çka ka skuadra. Ai shkoi në finale të Ligës së Kampionëve dy herë me Juventus, pa Ronaldon që të dy rastet, por pati fatin e keq të ndeshej pikërisht me klubet që dy legjendat Messi e Ronaldo ju prinin, Barcelona dhe Real Madrid në kulmin e fuqisë.