Këto janë momentet e pabesueshme kur një i ri krejt i zhveshur shihet duke ecur në rrugë në qendër të Londrës.

Por sikur kjo të mos mjaftonte, një shoqërues i tij gjysmë i zhveshur, sulmon dhe rrëzon nga biçikleta një çiklist që shkonte i habitur skenën absurde.

Dyshja e egërsuar kishin dalë për shëtitjen e tyre skandaloze pranë stacionit Elephant and Castle në jug të Londrës. Një prej tyre kishte veshur vetëm këpucë, ndërsa tjetri ecte vetëm me të mbathura.

Teksa kalojnë rrugën, burri gjysmë i zhveshur shihet që sulmon me stil ‘karate’ një çiklist që po kalonte pranë tyre duke e rrëzuar nga biçikleta, para se të dy të vijonin qetësisht rrugën e tyre në trotuar.

Një dëshmitar tha: “Gjithçka ishte shumë e frikshme. Çiklisti nuk pësoi gjë por ishte shumë i shokuar.”