Bëhet virale stërvitja e Maqedonisë së Veriut Shqiptarët bëjnë atmosferën në klub para ndeshjes

Një sekuencë e seancës stërvitore të Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut është bërë virale tashmë në rrjetet sociale.
Maqedonia e Veriut siguroi kualifikimin në Kampionatin Evropian me anë të Ligës së Kombeve.
Përfaqësuesja fqinje ra në short në Grupin C, së bashku me Ukrainën, Holandën dhe Austrinë.
Ndeshja e parë me Austrinë u humb me rezultat 3-1 nga Maqedonia e Veriut, ndërsa sot (e enjte) në orar është ndeshja e dytë ndaj Ukrainës.

Megjithatë, një stërvitje e Maqedonisë së Veriut para përballjes me Ukrainën është bërë virale në rrjetet sociale.

Futbollistët e Maqedonisë së Veriut shihen teksa vrapojnë me disa kona stërvitje me topin e vendosur në to, teksa pas një vrapimi i shkëmbejnë topat.
Rrjetet sociale kanë “shpërthyer” me këtë stërvitje, e cila po cilësohet shumë qesharake. /Telegrafi/