Bebe Rexha publikon foto pa filtër, duket tërheqëse

Bebe Rexha Launches Lingerie Line to Celebrate Body Positivity Credit: Adore Me, Brut

Njëra ndër këngëtarët me famë botërore që poston shumë në rrjete sociale, është Bebe Rexha, e cila vazhdimisht ndan momente me fansat nga jeta e saj e përditshme.

Këngëtarja ka postuar disa fotografi në rrjetin social Instagram bashkë me të dashurin e saj, ku dhe veshjen e kishin kombinuar të dy me ngjyrën blu.

Rexha me pamjen e saj bëri që të gjithë sytë të ishin tek ajo, por ajo që u mori vëmendjen ndjekësve ishte se bluza blu e Bebes, që ishte e ngushtë dhe aq e hapur te pjesa e gjoksit, sa i zbuloi gjoksin plotësisht asaj.

Gjithashtu, në mbishkrimin e fotografisë ajo ka shkruar “No filter”,.

Ylli i muzikës, Bebe Rexha, është mjaft aktive me projekte të reja muzikore, ku së fundmi ka lansuar në treg albumin e saj me titull “Better Mistakes”. /Gazeta Sinjali/