Barcelona në ankth për Agueron, dyshohet se ka probleme kardiake

Barcelona është në ankth për gjendjen e El Kun Agueros.

I rikthyer nga një dëmtim, për shkak të të cilit mungoi gjatë dhe vetëm në ndeshjen e tij të dytë si titullar me blaugranat, sulmuesi argjentinas duhet të qëndrojë sërish në bokse këtë herë për probleme shëndetësore.

Në minutën e 41-të të sfidës ndaj Deportivo Alaves, Aguero u zëvendësua pasi ndiente dhimbje në gjoks dhe kishte probleme me frymëmarrjen.

El Kun u transportua menjëherë në spital pasi indiciet ishin që ndjente shqetësime në zemër.

Në Camp Nou të gjithë përjetuan momente frike kur 33-vjeçari u shtri në tokë duke vendosur dorën në gjoks pa patur asnjë kontakt fizik ose marrë ndonjë goditje nga ndonjë lojtar kundërshtar.

Pasi hyri në dhomat e zhveshjes Aguero u kontrollua edhe një herë nga stafi mjekësor i Barçës dhe më pas u dërgua me ambulancë në spital.

Siç ka njoftuar edhe vetë klubi i Barcelonës lojtari është dërguar në spital ekzaminime kardiake dhe më shumë do të mësohet në orët e ardhshme mbi gjendjen e argjentinasit./Gazeta Sinjali Sporti/