Adriana Matoshi: Keith kurr nuk m’ka thon po t’vjen era djerse

Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld sot një vit kishin takimin e tyre të parë, ku edhe filluan njohjen.

Çifti që ka një vit që janë lidhur, nuk hezitojnë që kohë pas kohe t’i bëjnë dedikime dashurie njëri-tjetrit, mëngjesin e sotëm, Keith e nisi me një album fotografish që nga takimi i parë me Adrianën e deri në ditët e sotme.

Kurse, deputetja përmes postimit të fundit, i dedikoi një letër partnerit, të cilën duhet ta lexojnë të gjitha çiftet.

Ajo thotë se Keith e pranoi ashtu siç është dhe asnjëherë nuk ka tentuar të ndryshojë asgjë tek ajo, duke e bërë të kuptojë se vlen.

“Keith kurr nuk m’ka thon mos kesh shume, mos e hap gojen e madhe, por dokesh keq, mos e vesh qeto se po dokesh e dobt, pse t’ka dale qekjo puqerr n’balle, po t’vjen era djerse, qa o kjo ftyre e ajt, pse pi fole qatij, pse e perqafe qato, kush o aj djale qe ta boni like, pse ja bone follow kurr per asni moment nuk ka tentu me ndrru dicka te une, m’ka pranu me t’mirat dhe te kqiat e mia!

Per 1 vjet m’ka bo me kuptu se une vlej edhe e falenderoj per krejt dashnin dhe respektin qe e ka bo per mu te dashtun njerez, respektoni e duani partneret e juj se prej dashnia sjelle veç t’mira”, shkruan Adriana.