Ministri Lluka flet për skandalin e Loredanës

Skandali i reperes nga Kosova me nënshtetësi zvicerane, Loredana Zefi, ka shkaktuar probleme edhe në Qeverinë e Kosovës, dhe për këtë gjë ka folur ministri i Ekonomisë Valdrin Lluka.

Ai në një prononcim të tij të dhënë së fundi për nau.ch, ka deklaruar se veprimet e Loredana Zefit, dëmtuan imazhin e Kosovës.Në margjinat e themelimit të Odës Ekonomike Zvicerano-Kosovare, Ministri i Ekonomisë Valdrin Lluka komenton këtë çështje për herë të parë.

“Sigurisht që e kam parë atë ngjarje”, është shprehur ai.Lluka ka thënë se nuk e njeh Loredanën personalisht, por incidentet e kanë prekur atë.”Në Kosovë jemi shumë të shqetësuar për të mbrojtur imazhin tonë. Kjo ndodhë veçanërisht për shtetet që janë miqësore me Kosovën”.

“Zvicra historikisht gjithmonë na ka mirëpritur” ka thënë ai.Por në vend që të flas për rastin e Loredana Zefit, ai preferon të flasë për shembuj pozitiv siç janë Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, lojtarët kosovarë në përfaqësuesen e Zvicrës e njohur si Nati.”Pikërisht për këto raporte duam t’i tregojmë Zvicrës se jemi njerëz të mirë”.

”Më shumë se gjysma e përfaqësueses zvicerane vijnë nga Kosova”, ka pohuar me krenari ministri Valdrin Lluka kur është pyetur për rastin e reperes Loredana Zefi. Sipas tij, këta sportistë, do të tregonin fytyrën e vërtetë të Kosovës në raport me shtetet e saj mike.