Tërbohet ariu, plagosë disa dele në këtë pjesë të Kosovës!

Disa dele janë plagosur ditën e sotme nga një ari në komunën e Kaçanikut.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dubravë të kësaj qyteze.

“Janë plagosur 2 dele të fermës së Can Vatës, falë qenve Kangall kanë shpëtuar delet tjera”, kanë treguar dëshmitarët.

Ndryshe, një debat i madh është hapur ditëve të fundit rreth ariut të Prizrenit i cili kohëve të fundit ka sulmuar disa kope dhe i njëjti është në kërkim.