Lulja tregon belin e hollë, kështu pozon në krahët e Medës

Ata janë çifti më i komentuar i momentit.Këngëtari Meda, është një prej emrave që shumicën e kohës është i angazhuar sa i përket muzikës, shkruan lajmi.net.

Ai ani pse udhëton shpesh jashtë vendit për të kënduar, kohën e lirë e kalon si mos më mirë me bashkëshorten e tij me të cilën udhëton dhe shëtit nëpër vende të bukura.

Së fundmi ai ka gjetur kohë që së bashku me Lulen t’i realizojnë disa fotografi profesionale. Një prej tyre e cila është shkëputur nga fotosesioni i ri, Meda e ka ndarë me ndjekësit në Instagram dhe çifti shkëlqen.