Sami Lushtaku: I madh e i vogël kemi qenë në LDK o vëlla!

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, ka thënë se, në kohën e para luftës, i madh e i vogël ishin në LDK.

Ai në një emision televiziv, ka theksuar se, të gjithë ishin në një parti politike, se nuk ka pas tjera, e ajo parti politike ishte Lidhja Demokratike e Kosovës, transmeton gazeta “Bota sot”.

“Na i madh e i vogël atëherë kemi qenë më LDK-në o vëlla. Na një pjesë e vogël kemi qenë në organizata, unë kam qenë në Lëvizjen Popullore të Kosovës, po kam qenë edhe që e kam ndihmu edhe LDK-në. Kështu që na kemi qenë të gjithë atëherë në një parti politike, dhe nuk janë kanë as dy, as tri e as katra. Por ka qenë veç Lidhja Demokratike”, ka thënë Lushtaku.