Rrëshqitja e dheut në lagjen e Muhaxherëve, ja si ndodhi ngjarja

Në Lagjen e Muhaxherëve sot ka rrëshqitur dheu.Shembja e një pjese të rrugës “Qamile Jaka” në Prishtinë dhe e një pjese të dheut në vendin ku kanë nisë të bëhen punimet për ndërtimin e objektit shumëkatësh në Lagjen e Muhaxherëve, ndodhi natën vonë të dielën.

Kjo gjendje bëri që rryma dhe uji të ndërpriten dhe një pjesë e banorëve të lagjes të evakuohen. Ndërkohë mësimi në shkollën “Naim Frashëri” u kërkua të ndërpritet për ditën e hënë.

Sipas Inspeksionit Komunal, shpërthimi i gypit të ujit në këtë rrugicë dhe reshjet e shiut mund të jenë shkaktarët e mundshëm të shembjes së dheut. I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, që doli në terren paralajmëron masa për fajtorët.