Ky është dënimi që e pret Loredanën nëse shpallet fajtore

Loredana është kthyer në Zvicër.Ajo po akuzohet për ‘vjedhje’ të 700 mijë frangave nga një çift zviceran por ajo i ka mohuar ato.Pasi shpalli pafajësinë e saj në një konferencë për shtyp të vet-organizuar në Prishtinë, ajo po vazhdon jetën e saj si nënë dhe artiste.Të dielën, reperja e lindur në Kosovë, ka publikuar një selfie ku shihej e veshur me një xhaketë nga marka Louis Vuitton. Kostoja e saj është hiç më pas se 4400 franga.

Fansat e saj mbetën të habitur madje disa prej tyre u zemëruan dhe i thanë: “A ta bleu Petra këtë xhaketë?”.Përgjigja e Loredanës ishte e menjëhershme dhe tha: “E bleva atë përmes klikimeve tua në Spotify, faleminderit”.Loredana është e bindur se skandali i mashtrimit, nuk do ta dëmtojë karrierën e saj.

“Imazhi im nuk do të prishet”, tha ajo në konferencën e mbajtur në Prishtinë. “Njerëzit gjithmonë duan të dëgjojnë muzikë të mirë”. Prokuroria në Luzern po vazhdon hetimet lidhur me akuzat e bëra nga çifti zviceran. Megjithatë, nëse ajo do të dënohet, ajo do të shkojë në burg për pesë vjet.