Nënkryetari i PDK-së tregon se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës

Harjedin Kuҫi, nënkryetar i Partisë Demoraktike të Kosovës, ka paralajmëruar se Veseli do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.Ka thënë se fitorja e plotë e PDK’së dhe Veselit Kryeministër bëhet kur PDK do të fitojë edhe Prishtinën.

“Kryeministri i ardhshëm Veseli do të jetë edhe më i fort kur ta ketë qeverisjen edhe të Prishtinës”, ka thënë Kuçi, në Kuvendin Zgjedhor të PDK’së në Prishtinë.Ky zyrtar i PDK’së ka thënë se i kanë mbetur borxh Prishtinës pasi s’është punuar shumë në këtë qytet.

“Prishtina nuk është një rrugë, e një leje ndërtimi. Është pasqyra e republikës së Kosovës për tërë vendin. Nuk ka qytetar i huaj që vjen në Kosovë e që nuk viziton Prishtinën. “Asnjëherë s’jemi ndjerë rehat pa e fituar Prishtinën. Urani do ta fitojë Prishtinën”, ka thënë Kuçi.