Bereqeti shpërndau 150 pako ushqimore për familjet skamnore në Ferizaj

Janë 150 pako ushqimore për 150 familje skamnore dhe me nevojë që Këshilli i Bashkësisë Islame i Ferizajt në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare Bereqeti, për nder të muajit të bekuar të Ramazani i ka shpërndarë këto ditë.

Naim Rexhepi përgjegjës i SH.H. “Bereqeti” në Ferizaj tha:”…edhe sivjet sikur herëve të tjera ne po shpërndajmë pako ushqimore dhe këto ndihma në mënyrë që të zbusim varfërinë dhe t’i gëzojmë familjet e varfra dhe që kanë nevojë që edhe ata të ndiejnë begatinë dhe vlerën e Ramazanit dhe se me anë të aktivitetit bamirës e humanitar mundohemi që ta lehtësojmë gjendjen gjatë muajit të bekuar të Ramazanit dhe që sofrat e tyre të jenë të mjaftueshme me ushqim.

Ai tha se gjatë ditëve në vijim të Ramazanit do të zhvillojnë edhe aktivitete të tjera humanitare.