Zëvendësimi i orëve, ky është lajmi i fundit

Javën e kaluar Ministria e Arsimit ka pasur një takim me Drejtorët e Komunave të Arsimit.Ministria e Arsimit ka bërë përpjekje që përmes DKA t’u bëhet presion mësimdhënësve që të mbahen orët e humbura gjatë grevës në vikend, edhe pse një gjë e tillë nuk parashihet në kontratë.Mësim është mbajtur vetëm pjesërisht në pak shkolla sepse shumica absolute e mësimdhënësve dhe nxënëseve kanë refuzuar të paraqiten.Javën e kaluar Ministria e Arsimit ka pasur një takim me Drejtorët e Komunave të Arsimit, ku ka bërë thirrje që të mbahet mësim edhe ditën e shtunë, për të plotësuar orët e humbura gjatë grevës.“Drejtorët e DKA-së njëzëri janë pajtuar që secila komunë në vete të bëj një organizim për të zëvendësuar orët e humbura gjatë grevës mësimore” ka thënë Ministri i Arsimit.SBASHK-u ka lëshuar një komunikatë ditën e premte duke iu drejtuar MASHT-it dhe drejtorëve komunal të arsimit se koha e kërcënimeve ka kaluar dhe mësim të shtunave nuk do të ketë. Gjithashtu SBASHK-u ka bërë të ditur se edhe kallëzimet penale ndaj kryetarit të Sindikatës nuk e ndalin këtë të fundit.

Drejtori Komunal i Arsimit në Fushë Kosovë, Islam Shabani, ka folur për Gazetën Express duke bërë të ditur veprimet që ka ndërmarrë kjo drejtori në lidhje me këtë çështje.“Ne jemi pajtu me vendimin e ministrisë, dhe normalisht kemi ftu për mbajtje të mësimit, unë besoj se nuk ka kurgjo të keqe këtu. Unë personalisht nuk e kisha përfillë hiq vendimin e SBASHK-ut po çka me ba që arsimtarët na janë lazdru dhe po kanë qef mos me majtë mësim. Mendimi im është që duhen mbajtur orët e humbura, por çka të bëjmë që po përballemi më një eufori dhe një pjesë e madhe e arsimtarëve më tepër e kanë prej dembelisë mos me mbajt mësim. Përndryshe jam i bindur që nuk e kishin përfillë as vendimin e SBASHK-ut” tha drejtori Shabani.Shabani gjithashtu tha që Komuna e Fushë Kosovës po ka probleme në këtë çështje për shkak të Komunës së Prishtinës sepse kjo e fundit nuk po mbanë mësim të shtunave dhe punonjësit e Fushë Kosovës po ndikohen nga këta të Prishtinës.“Neve po na pengon që një pjesë e komunave nuk popunojnë, e sidomos Komuna e Prishtinës për shkak se jemi afër dhe arsimtarët po ankohen prej komunave tjera” ka shtuar Shabani.

Ndërsa Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka bërë një “zgjidhje” tjetër duke iu bindur Ministrisë dhe duke ruajtur marrëdhëniet me SBASHK-un“Për t’i respektuar të dyja vendimet, ne kemi vendosur që të mbahet një orë më shumë gjatë orarit mësimor dhe të shtunën të mos punohet” ka thënë Shala, drejtoreshë e arsimit në Prishtinë.Imer Imeri nga SBASHK-u, vendimin e Shalës e cilësuar si “hajgare”.-“Po supozojmë se në shkollën Dardania mbahet një orë shtesë jashtë orarit të punës si zëvendësim, në orën 18:00 bëhet ndërrimi i turnit, gjë që e pamundëson zgjatjen e orëve. E nëse mendojnë me i shkurtu ortë që me mbajt një orë më shumë, ajo është veç hajgare sepse është e njëjta sasi kohore në fund të fundit. Veprimin e tyre do ta quaja vetëm sa për sy e faqe, se nuk kanë qëllim me ba diçka” ka thënë Imeri.Imeri gjithashtu ka bërë një premtim për mësimdhënësit të cilët i qëndrojnë besnik SBASHK-ut.“SBASHK-u e mbron çdo punonjës i cili sanksionohet nga drejtoria e arsimimt, nëse ai vendos mos me punu në vikend” ka deklaruar Imeri.SBASHK në një komunikatë ka bërë të ditur se Drejtoria Komunale e Arsimit në Obiliq ka nxjerrë një vendim me të cilin është publikuar një orar ku me datën 22, 28 prill dhe me 1 maj do të punohet.

E vendimin e ka kritikuar ashpër Imeri duke thënë se “Mësimdhënësit kanë kontrata individuale dhe kanë me punu 20 orë në javë. Ata e kanë orarin e punës nga e hëna në të premte. Është e vërtetë se mësimdhënësit gjithmonë kanë me pasë thirrje nga drejtorët për të punuar jashtë kontratës, por ata nuk do t’i qëndrojnë besnik thirrjes së sindikatës së tyre”Krejt në fund Imeri i ka ftuar Ministrinë që të tërhiqen nga kjo përpjekje për shkak se po e çrregullojnë procesin mësimor.“Ne shpresojmë që edhe ministra ta kuptojnë se me presione nuk arrihen këto objektiva. Ne shpresojmë që edhe drejtoritë e arsimit do të tërhiqen nga përpjekjet me zëvëndsu orët me dhunë për shkak se vetëm po e çrregullojnë procesin e rregullt mësimor. Dihet që përveç mësimdhënësve, as nxënësit nuk po i përgjigjen ftesës së ministrisë” ka përfunduar Imeri.E gjithë kjo mosmarrëveshje erdhi si rezultat i grevës që organizoi SBASHK-u ku kërkonte rritje pagash për mësimdhënësit. E gjatë kohës sa greva zgjati, më të dëmtuarit ishin nënësit. SBASHK-u gjithashtu ka marrë përgëzime e lëvdata nga kolegët e tyre kudo në Ballkan dhe nga udhëheqësit më të lartë të Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës me 11 milionë anëtarë për punën, angazhimet, arritjet dhe organizimin e mirë sindikal.