“Do vazhdojmë edhe me bllokim të fakulteteve”

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës sot ka bllokuar Rektoratin si shenjë revolte kundër politizimit të Këshillit Drejtues dhe Parlamentit Studentor, njofton Gazeta Blic.Protesta e studentëve nisi sot në ora 8 të mëngjesit dhe ka zgjatur dy orë.Zëdhënësja për media nga Paqja Studentore (PS-UP), Kaltrinë Jashari, tha për redaksinë tonë se do organizohen edhe protesta tjera gjatë javës, ndonëse ende nuk dihet sigurt nëse do nisë nesër.

“Këtë javë do fillojmë edhe me bllokimin e fakulteteve, ngase mendojmë se kërkesat tona duhet të realizohen”, tha Jashari për Gazetën Blic.Ajo u shpreh se kërkesat e PS-UP paraqitur Rektoratit janë që poltika të qëndrojë larg ndikimit dhe ndërhyrjeve të vazhdueshme në UP, përmirësimi i infrastrukturës së fakulteteve, botimit të librave në gjuhën shqipe, akreditimi i programeve dhe pagesat e kurseve të gjuhëve të huaja për studimet master dhe doktoraturë.“Protesta ishte paqësore, ashtu si edhe është synimi ynë”, përfundoi Jashari.