Fundi i qeverisë afër, qytetarët do të dalin masivisht në protesta, ja sondazhi

Qytetarët e Kosovës, do t’i bashkangjiten masivisht protestave të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kështu të paktën dihet nga një sondazh i realizuar nga faqja zyrtare e gazetës “Bota sot” në Facebook, ku në pyetjen “A do të merrni pjesë në protestën e Vetëvendosjes, kundër qeverisë”, nga rreth 3000 votues, 75% votuan që do të merrnin pjesë në protestë.

Sondazhi i realizuar nga “Bota sot” në faqen e Facebook-Lëvizja Vetëvendosje pothuajse ka përmbyllur fushatën për ta matur “pulsin” e qytetarëve nga të gjitha protestat, dhe pritet që shumë shpejt ta jap edhe datën e protestave.