Vuçiq merr justifikime dhe kohë shtesë për Kosovën – Serbia ende nuk e ka kuptuar realitetin se Kosova është kusht i Serbisë për BE

Marrëveshja për normalizimin e raporteve të Serbisë me Kosovën tash ka me pak gjasa se një vit më parë, sepse protestat po arrijnë efektin e dëshiruar të kujdesit së pushtetit në shumë çështje me rëndësi përfshirë edhe Kosovën, shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.Këtë e deklaroi asistenti i Fakultetit të Shkencave Politike Stefan Surliç, në pyetjen sa protesta “1 nga 5 milionë” ngadalësojnë regjimin e Aleksandar Vuçiqit të përmbyll çështjen e Kosovës, të cilin ia ka premtuar jo vetëm bashkësisë ndërkombëtar, Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe qytetarëve të Serbisë. Po ashtu bashkëbiseduesit tanë Stefan Surliç dhe Sonja Biserko, kryetare e Këshillit për të drejtat e njeriut të Helsinkut në Serbi i kemi pyetur sa protestat që udhëhiqen nga mbështetësit e përkrahjes së konfliktit të ngrirë dhe mos pranimit të pavarësisë së Kosovës, i shkon për dore Vuçiqit duke i dhënë justifikime që mos të përmbush premtimet e dhëna për këtë problem.

Sipas Surliç, protesta në dy mënyra I shkojnë për shtati Vuçiqit:” e para që të arsyetoj mungesën e marrëveshjes me situatën politike dhe protestave që mund të rrezikojnë qeverinë por edhe realizimin e marrëveshjes eventuale. Në këtë mënyrë situate me incidente në të ulëta në Kosovë, që mbajnë konfliktin në intensitet të vogël dhe e bëjnë statusin e pazgjidhur dominues dhe temë primare në hapësirën e Serbisë. Së dyti me qëndrimin e opozitës, Vuçiq te bashkësia ndërkombëtare e prezanton vetën një njërin relevant të vetëm me të cilin mund të arrihet marrëveshje, nisur nga fakti se korniza e ofruar dhe nga ana tjetër rezoluta 1244 dhe kushtetuta e Serbisë. Bashkësia ndërkombëtare është e vetëdijshme se tek opozita nuk mund të gjej bisedues për zgjidhjen e statusit të Kosovës, për këtë shkak mbështetet Vuçiq derisa ka gjasa përkatësisht premtime se rezultati do të jetë me marrëveshje”– përfundon Surliç.Sonja Biserko thekson se opsioni i vetëm që përfaqëson Beogradi jo vetëm Qeveria po edhe akterët tjerë kur është fjala për Kosovën është ndarja, por si qëndrojnëpunët ajo është heq nga rendi i ditës.

“Akterët ndërkombëtar me gjithë atë kanë vlerësuar se ai opsion është i rrezikshëm dhe hap shumë çështje tjera që anulojnë arkitekturën e Ballkanit në të cilën perëndimi angazhohet që 20 vjet (NATO, BE dhe këshilli I Evropës). Jo vetëm se vihet në pyetje siguria e Ballkanit, por edhe për vetë Evropën përbënë rrezik të sigurisë” – mendon Biserko.Ajo shton se në planin e brendshëm Kosova përherë ka qenë instrument i ekzistencës së pushtetit.“Opozita aktuale tenton që Vuçiqin ta akuzoj për tradhti kinse për shitje të Kosovës dhe e akuzojnë për marrëveshje fshehtë dhe jo transparencë. Këtë me gjasë do të vazhdojnë ta bëjnë. Këto akuza për tradhti të Kosovës vetëm dëshmon se Serbia nuk ka pranuar realitetin dhe nuk është e përcaktuar për anëtarësi në BE. Sepse normalizimi i raportit me Kosovën është kusht për anëtarësi të Serbisë” tha Sonja Biserko.

Sipas Biserko gjendja aktuale në skenën politike bart rrezik potencial për konflikt por jo rreth ardhmërisë evropiane të Serbisë. “Narativa e dy palëve është larh nga dialogu dhe pasqyron shoqërinë serbe sit ë politizuar dhe gjithnjë më bindëse si shoqëri jot ë lirë. Klasa politike ka treguar dhe tregon jo pjekuri dhe mos gatishmëri të vendos balance dhe prerje serioze, që është parakusht për profilizim të Serbisë moderne – përfundoi Biserko.