“Taksa do të hiqet deri në fund të prillit, më pas vjen presioni për dialogun”

Shqiptarët po funksionojnë sipas sistemit të aktit final, po planifikojnë veprime të reja dhe deri në fund të prillit do ta heqin taksën dhe pastaj do të ushtrojnë presion të madh ndaj serbëve për të vazhduar negociatat.

Kështu ka deklaruar ish kreu i Qendrës Koordinuese të Qeverisë Serbisë për Kosovën, Nebojsha Çoviq.

Me rastin e shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme nga ana e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për kryetarët e komunave të Mitrovicës Veriore, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit më 19 maj, ai tha se ishte një përpjekje e “manovrave të rrezikshme dhe të prishura me qëllimin për të ndarë bashkësinë kombëtare serbe.