Në Drenas mësuesit detyrohen të dalin në punë derisa nxënësit janë në pushim

Në shkollë obligohen të shkojnë anipse nxënësit i kanë në pushim pranveror. Por kështu nuk është dashur të veprojnë edhe në vitet paraprake mësuesit e Drenasit, të paktën jo në pushimet e shkurtra si ky i pranverës.Mësimdhënësit nuk po e shohin të drejtë faktin se duhet të paraqiten në punë pa pasur ndonjë detyrë ose obligim.

Por Drejtori i Arsimit në këtë komunë Tafil Halilaj thotë se ankesat e mësuesve janë të paarsyeshme pasi pushimi pranverorë është vetëm për fëmijë, raporton Klan Kosova.E në kontratën e punës për mësimdhënës në Ligjin e Punës dhe në aktet tjera nënligjore flitet për pushimin vjetor, javor, shëndetësor dhe të tjera raste specifike por askund nuk trajtohet çështjka e pushimit dimëror dhe atij pranveror për mësuesit.

Përveç në Drenas edhe mësimdhënësit e komunave tjera janë obliguar që këtë vit të lajmërohen nëpër institucionet ku punojnë derisa shkaktar të kësaj ata i shohin problemet ndërmjet MASHT dhe SBASHK-ut.