2 Njoftimet e rëndësishme të prillit në fakultetet e UP-së

Hapet afati i paraqitjes së provimeve Afati i Prillit 2019- Lajmërohen studentët e Fakultetit Ekonomik të studimeve Bachelor dhe Master,se paraqitja e provimeve për afatin e Prillit fillon me datë 03.04.2019 deri me 10.04.2019 Studentët në afatin e Prillit mund të paraqesin vetem një provim.

Vërejtje : Studentëve të cilëve ju shfaqet në SEMS tek pjesa e lëndëve ende opsioni lënda me grup , duhet të lajmërohen në sportele në administrat në drejtimin përkatës.

Njoftim për rihapjen e SEMS për regjistrim të semestrave- Njoftohen studentët e nivelit Bachelor dhe Master se , rihapet afati për regjistrim të semestrit për vitin akademik 2018/2019 si dhe borxhet eventuale të viteve paraprake. SEMS, do të jetë i hapur nga data 04.04.2019-10.04.2019 (Data 9 prill 2019 do të jetë ditë feste-Dita Kushtetutës). Vërejtje: Ky afat do të jetë i fundit për këtë vit akademik dhe se pavarësisht arsyetimeve, nuk do të ketë afat tjetër.

– Lajmërohen Studentët e Fakultetit Ekonomik të studimeve Bachelor, të cilet planifikojnë të diplomojnë deri me 30.09.2019 se duhet të bërë pagesën e semestrit veror 2018/2019 – Lusim studentët të respektojnë afatin e regjistrimit të semestrit veror, sepse pas datës 10.04.2019 SEMS-I nuk lejon paraqitjen e temës së diplomës (pa semestër veror).