Mediumi anglez zbulon se pse Jurgen Klopp injoroi Xherdan Shaqirin

Divock Origi është rikthyer në planet e Liverpoolit të Jurgen Klopp, në kohën kur skuadra për ‘lufton’ për titullin e Premierligës duke e anashkaluar fare Xherdan Shaqirin. Sulmuesi belg ishte pranë largimit nga “Anfield” në gusht të vitit të kaluar në drejtim të Wolves, por refuzoi kalimin në “Molineux” dhe vendosi të qëndrojë pavarsisht minutazhës së ulët, shkruan “Liverpool Echp”, përcjell Zëri. Origi nuk e kishte bërë asnjë paraqitje deri në nëntor, kur ishte inkuadruar në Beograd me Liverpoolit në ndeshjen kundër Crvena Zvezdës. Pas kësaj, Origi u paraqit edhe në derbin lokal kundër Evertonit ku shënoi golin e fitores për “Të Kuqtë” në minutat e fundit të ndeshjes pas gabimit të Jordan Pickford.

Që prej atëherë, Origi ka qenë kyç në planet e trajnerit gjerman, Klopp.Puna e belgut në stërvitje i ka pëlqyer tejmase Kloppit, derisa ai preferohet sot më shumë që të luajë para Xherdan Shaqirit dhe Daniel Sturridges.

Me Liverpoolin që kërkonte golin e fitores ndaj Tottenhamit të dielën, Origi ishte preferuar sërish nga Klopp duke e zëvendësuar me Jordan Henderson, kurse Shaqiri nuk u inkuadrua fare.