Qytetarët, burri i Donikës, djali i Nitajt dhe vjehrri 60 vjeçar i Mërgim Lushtakut

Mijëra qytetarë të Kosovës, nuk po shohin perspektiv në Kosovë. Për këtë gjendje fajtor kryesor janë politikanët që nga paslufta e deri në këtë legjislacion.Asnjë qytetarë i Kosovës, nuk po e gjen vetën në Kosovë. Mundësia për punësim është minimale. Të gjithëve shpresa ju ka humbur. Edhe ata që mundohen me gjetë punë, apo e kanë gjetur një sa për bukë të gojës, nuk janë të kënaqur me asgjë këtu.

Kemi shumë hulumtime apo raporte të cilat janë bërë, ku qytetarët shprehin mllefi e tyre ndaj politikanëve këtu dhe tashmë synim e kanë perëndimin.Qytetarët e Kosovës nuk e shohin perspektivën nëKosovë. Jeta e tyre këtu është tmerr! Tmerrin po ua shkaktojnë politikanët e zgjedhur me votën e popullit, e disa prej tyre janë zgjedhur me para, në mënyra të kundërligjshme duke financuar apo dhënë para nëpër qytetarët e varfër për votë.Qytetarët nuk po shohin perspektiv sikurse djemtë e politikanëve, deputetëve dhe gjithë atyre që Kosovën e kanë kapur në mënyra të ndryshme.Shpresat tashmë kanë vdekur. Asnjëri prej tyre nuk është djali i presidenti Hashim Thaçi që të shëtit botën, as fëmijët e Kadri Veselit, por as të kryeministrit Ramush Haradinaj, që edhe nëse ata nuk janë duke punuar, prindi i tyre ka pagën 3 mijë euro.Por nuk janë as fëmijet e deputetëve që të punësohennë Telekom. Qytetarët nuk janë as burrat e deputeteve, e as familjarë të tyre. Qytetarët pra, nuk janë të gjithë as vjehrri i Mërgim Lushtakut i cili u pënsuar në moshën 60 vjeçare në Telekom.

Telekomi i Kosovës është bërë vatër e familjarëve të politikanëve edhe përkundër rrezikut të falimentimit.Njëjtë si në Telekom, edhe institucionet tjera në Kosovë veprojnë. Në asnjë vend nuk mund të pranohesh në punë me merita edhe për kundër kualifikimit nëse ke.Familjarët dhe të afërmit e politikanëve nuk lëshojnë pe.Ndërsa në sektorin privat është tmerri i vërtetë. Aty përveç politikanëve biznesmen ka edhe të tjerë që me qëllime të caktuara e kanë tmerruar këtë sektor.Pagat janë minimale, përkundër punës e cila bëhet nga punëtorët. Ata punojnë mesatare 10 orë në ditë, e për këtë në fund të muajit marrin 200-300 euro. Kjo shumë është sa darka e një politikani në Kosovë!Pas gjithë kësaj, a pyesin ndonjëherë këta politikanët tanë se çfarë po ndodhë me popullin? Si nuk ju vjen turp se sa herë mbahen zgjedhjet në Kosovë politikanët matrapazë nuk lajnë shtëpi pa vizituar! Sa herë ka zgjedhje nuk lajnë qytetarë pa e ndaluar në rrugë apo kudo qoftë për të ia kërkuar votën. Si jeton populli sot dhe si jetojnë politikanët? Dallimi është tepër i madh.

Qytetarët jetojnë gjithë muajin me një pagë, sa mëditja e një deputeti, sa darka e një politikani apo sa një qejf i vogël i tyre!Një zyrtarë shtetëror i Kosovës, për të përftuar nga buxheti i shtetit, shkon për qejf në ndonjërin prej shteteve fqinj që i kemi, drekon apo darkon dhe afrohet deri në bankomat ku tërheq të paktën 500 euro, dhe atë shumë parash kur vjen në Kosovë, shteti ia kompenson me arsyetimin se ishte në vizitë pune dhe aq kishte shpenzuar. Ky është mjerimi politik, se si dhe në çfarë vendi po jetojmë! Pushtetarët qytetarëve po ia gërditin jetesën në Kosovë, prandaj ikja masive nga Kosova e vërteton këtë.