Politikani humb tërë familjen nga rrëzimi i aeroplanit

Në mesin e udhëtarëve të vdekur gjatë rrëzimit të aeroplanit në Etiopi, kishte shtetas nga gjithsej 35 shtete të ndryshme. Mes të vdekurve francezë ishin delegatë të cilët ishin nisur për në Narobi për të marrë pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Mjedisit, e cila fillon nesër. Siç tha gazetari Aldazar, në konferencë mori pjesë edhe Presidenti francez Emanuel Macron.

Në fjalimin e tij zyrtar, presidenti francez nuk i paraqiti këto detaje, por në llogarinë e tij personale nëTwitter, ai u shprehu ngushëllimet e sinqerta të gjitha familjeve të viktimave.Zëvendëskryeministri sllovak Anton Hrnko tha se në këtë aksident të tmerrshëm humbi gruan, djalin dhe vajzën e tij.“Me trishtimin më të thellë ju njoftoj se gruaja ime e dashur Blanka, biri Martin dhe vajza Mihaela mbetën të vdekur këtë mëngjes në aksident”, shkroi nënkryetari i Partisë Kombëtare Sllovake në profilin e tij në Facebook.

Ambasada Ruse në Etiopi ka lëshuar emrat e shtetasve rusë të cilët vdiqën në boing 737 ET302. Sekretari i përgjithshëm i Kenias, Hussein Swala, ishte midis 32 të vdekurve.Kryeministrat dhe presidentët e Italisë, Indisë, Eritresë, Ugandës, Zimbabve, Ganës dhe shumë vendeve të tjera kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave përmes rrjeteve sociale, gjersa ambasadat e vendeve prej nga vinin pasagjerët e vdekur vazhdimisht kanë publikuar informacione të reja lidhur me këtë tragjedi.

Ndër pasagjerët ishin 32 shtetas kenianë, nëntë nga Etiopia, tetë nga Italia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara, shtatë nga Britania e Madhe dhe Franca, gjashtë egjiptianë, pesë nga Holanda, katër nga India dhe Sllovakia, tre nga Austria, Suedia dhe Rusia , dy qytetarë të Marokut, Spanjës, Polonisë dhe Izraelit. Kishte gjithashtu nga një qytertarë të Belgjikës, Indonezisë, Somalisë, Norvegjisë, Togos, Mozambikut, Serbisë, Ruandës, Sudanit, Ugandës dhe Jemenit. Katër pasagjerë kishin pasaporta të OKB-së, kështu që shtetësia e tyre ende nuk është konfirmuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here