Digjet supermarketi në Gjakovë, policia jep detaje rreth rastit

Supermarketi “VivaFresh” në Gjakovë, është kapluar na flaka gjatë ditët së sotme.

Lajmin e ka konfirmuar edhe policia, duke shtuar se të gjitha njësitë e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes. Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan te ky zjarr si dhe nuk dihet nëse ka të lënduar, tha policia.

“Ka ndodhur një zjarr. Nuk dihen shkaqet, njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes”, tha, Lirije Podrimja nga zyra për informim në policinë rajonale të Gjakovës.