Zbulo çfarë tregon forma e kërthizës tënde

Teoria studion formën e kërthizës dhe shpjegimi mund të të duket i çuditshëm, por nuk ka dyshim që do habitesh nga ajo që do tregojë kërthiza për personalitetin tënd më të fshehur.

Forma n.1-Nëse kërthiza jote është si në figurën e parë, do të thotë se ke një karakter shumë të fortë. Je kokëfortë/e dhe sillesh me këmbëngulje. Dëshiron të ndihesh si nën reflektorë dhe e konsideron dashurinë dhe përkujdesjen si diçka thelbësore për jetën tënde.Do të gjesh një marrëdhënie që të zgjasë shumë, por mund të duhet kohë për të gjetur dikë që të përputhet me mënyrën tënde e të parit të jetës.Forma n.2-Njerëzit që kanë këtë kërthizë, janë bujarë, që rrallë flasin keq për miqtë dhe familjarët e tyre sepse e dinë që mund të influencojnë në mënyrë negative në jetën e njerëzve. Mund edhe të kesh dyshime mbi nevojën për të mos u interesuar të jetosh në një shoqëri tejet egoiste, sepse ajo që do në të vërtetë është të vendosësh mirësinë të parën në marrëdhëniet e tua.

Forma n.3-Mund të mbash sekrete dhe të kuptosh fare mirë anën negative të njerëzve. Mund të të duket shumë e vështirë t’u besosh njerëzve, përveç miqve të tu të ngushtë dhe familjes. Zakonisht je njeri shumë i rezervuar, që mund të dukesh i/e çuditshëm/e për ata që nuk të njohin mirë. Falë personalitetit tënd, skepticizmi që ke, rezulton të jetë i pranueshëm.Forma n.4-Kjo kërthizë tregon një personalitet tërësisht të kundër me pararendësin. Përfaqëson një nivel të ulët të energjisë. Por kjo është vetëm ana fizike e jetës tënde. Shpesh nuk të pëlqen të punosh fort apo të zhvillosh aktivitete fizike, megjithatë je i/e shkëlqyer në detyrat që kërkojnë nivel të lartë inteligjente.Kjo përtesë kërkon që të gjesh teknikat më të mira për të bërë të mundur që gjërat të ndodhin në mënyrë të saktë dhe efikase.

Forma n.5-Kjo formë lidhet me hiperaktivitetin dhe ndjeshmërinë. Zakonisht je njeri shumë i padurueshëm dhe ke nevojë të kesh gjithmonë diçka për të bërë gjatë gjithë kohës. Ndërkohë, është shumë e natyrshme për ty të mërzitesh nga aktivitetet rutinë, ndaj kërkon gjithmonë diçka të pazakontë për të bërë. Ti i përballon problemet në mënyrë shumë të heshtur, pa i ndarë me askënd. Duhet të përpiqesh ta përmirësosh këtë stil jete, duke përdorur kuriozitetin tënd për të dalë nga kjo situatë me pak më shumë lehtësi.Forma n.6-Je gjithnjë në alarm, sidomos për faktin se mund të menaxhosh çdo lloj situate me shumë lehtësi. Nuk i beson thuajse kurrë njerëzve, por nga ana tjetër, njerëzit që meritojnë besimin tënd, janë të rëndësishëm për ty. Zakonisht vetmbrohesh dhe kujdesesh për ata në mënyrë të admirueshme. Në të njëjtën kohë, je shumë i rezervuar kur bëhet fjalë për besim dhe kjo të bën akoma më të vetëdijshëm për mënyrën se si të trajtojnë njerëzit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here