10 gjërat që duhet t’i thoni vajzës tuaj, para se të rritet

Kur lindni një vajzë, ju nuk mund të mendoni për ndonjë gjë më të çmuar se ajo. Ju thjesht nuk mund t’i hiqni sytë nga ajo dhuratë e vogël gëzimi! Ndërsa ajo rritet, ju e vishni me rroba të bukura, i rregulloni flokët dhe e mësoni se si të ecë, flasë, ulet dhe se si të sillet! Ju mendoni për të gjitha gjërat që doni të bëni për të kur të rritet! Thellë brenda, ka një mendim që ju frikëson më shumë – fakti se ajo do të largohet nga ju një ditë për të gjetur një shtëpi të sajën!Edhe nëse ajo është vetëm një fëmijë, ka disa gjëra që vajza duhet të dëgjojë prej jush. Këto fjalë do ta formojnë atë në mënyra që nuk do të besonit.

“Ti nuk je më pak se një djalë!”-Gjëja e fundit që dëshiron që vajza juaj të dëgjojë është se ajo nuk është aq e mirë sa vëllai i saj, kushërinjtë ose ndonjë djalë tjetër që është i afërmi i saj. Pa dyshim, shumica e familjeve kanë dalë nga faza ku mbretëronte dëshira për të pasur një djalë, megjithëse në vendin tonë ekziston akoma ky mentalitet. Është “puna” juaj t’i tregoni vajzës suaj se ajo nuk është më pak e aftë se një djalë dhe ajo nuk duhet të kufizojë ëndrrat e saj bazuar në gjininë e saj. Tregojini për cilësitë e saj të mira dhe sa e admironi shpirtin e saj. Ajo duhet të dijë tani se ajo është mjaft e zgjuar dhe nuk ka asgjë që mund ta ndalojë atë për faktin se është vajzë!“Bukuria ndodhet brenda teje.”-Së shpejti, vajza juaj do të fillojë të veshë një palë vathë të bukur dhe të lyejë thonjtë e saj. Ndërsa e gjithë kjo është shumë tërheqëse, duhet të siguroheni se ajo është e vetëdijshme për atë që është bukuri në të vërtetë! Është koha për t’i mësuar vlerat e mira vajzës suaj. Ajo duhet të dëgjojë nga ju se pa marrë parasysh sa e bukur është veshja e saj, se zemra e saj e mirë është ajo që e bën atë të bukur. Theksoni rëndësinë e ndershmërisë dhe kujdesit për të tjerët. Mësojini asaj se si të ndajë gjërat e saj dhe se sit ë mendojë edhe për të tjerat. Mësojeni të zhvillojë një ndjenjë dashurie për natyrën, si dhe për njerëzit!

“Inteligjenca është tërheqëse”.-Vajzat e reja merren lehtësisht me paraqitjen, madje edhe para pubertetit. Vajza juaj mund të jetë e interesuar të rritë flokët ose të veshë rroba të bukura. Ajo mund të jetojë, atë që ju do të vendosni për të. Bëjeni të kuptojë se nuk ka asgjë më tërheqëse sesa inteligjenca. Kjo nuk do të thotë vetëm të dalë me rezultate të mira në shkollë apo provime. Shtyjeni atë të bëhet e mirë zgjuar dhe e vëmendshme. Mësojini asaj se si të analizojë situata të ndryshme dhe ajo patjetër do ta vlerësojë këtë aftësi kur të rritet, tek vetja e saj dhe tek të tjerët.“Askush nuk është i përsosur”.-Tregojini asaj se as ajo nuk është e përsosur dhe se kjo nuk është gjë e keqe. Qëllimi përfundimtar i jetës, në fund të fundit, nuk është të arrijmë përsosmërinë, por të pranojmë gabimet tona dhetë kuptojmë unin tonë. Duhet t’i tregoni asaj se edhe pse përpjekja për të qenë e përsosur është gjë e mirë, ajo që është e rëndësishme është që vajza të pranojë dhe ta dojë veten. Pasi ajo pranon papërsosmëritë e saj të vogla dhe punon për t’i korrigjuar ato, vetëm atëherë ajo mund të rritet për të qenë versioni më i mirë i vetvetes.

“Mirësia është një cilësi thelbësore”.-Ju doni që kur vajza juaj të rritet të jetë një grua e dashur apo jo? Por mëshira nuk është diçka që ju mund t’ia mësoni më vonë në jetë. Tani është koha për të mësuar atë se si t’i duam të tjerët rreth saj. Qofshin vëllezërit e saj më të mëdhenj, prindërit e saj dhe gjyshërit; ajo duhet të jetë e mirë me të gjithë. Ajo thjesht do të pasqyrojë veprimet tuaja, por më vonë në jetë, ajo do të vlerësojë me të vërtetë vlerat e mira dhe rëndësinë e një zemre të pastër.“Jeta jote, rregullat e tua!”-Është e natyrshme të kujdesesh dhe të mbrosh vajzën tënde, sidomos në një shoqëri ku mezi i besoni edhe të afërmve. Mësojini vajzës suaj se kur të rritet nuk do të duhet t’i thonë se si duhet të jetojë dhe çfarë të bëjë. Tregojini asaj se asnjë burrë apo grua nuk do të ketë (ose duhet të ketë!) atë lloj autoriteti mbi të. Ajo do të jetë e lirë të zgjedhë llojin e jetës që dëshiron të jetojë dhe do të jetë ajo që vendos rregullat e veta.

“Zëri jot është i rëndësishëm.”-Gjatë mbledhjeve familjare dhe mbledhjeve shoqërore, madje edhe në jetën tonë të përditshme, ne jemi kaq të hutuar saqë shpesh bëjmë një vesh të shurdhër drejt asaj që fëmijët tanë duan të thonë! Një fëmijë në këtë rast mund të ndiejë se zëri i tij nuk po dëgjohet. Ju duhet të siguroheni që vajza juaj e vogël të mos ndihet në këtë mënyrë. Jepni vajzës tuaj një shans për të shprehur pikëpamjet e saj. Nxiteni që ajo të flasë kur të dëshirojë! Sa herë që të vijë tek ju për të thënë diçka, pavarësisht sa të zënë ju jeni, merrni pak kohë për ta dëgjuar dhe për t’ju përgjigjur asaj.“Jo çdo person që do njohësh është i besueshëm”.-Ky është një mësim thelbësor që të gjitha vajzat duhet të mësojnë në një moshë të re. Është në dorën tënde kur zgjedh ta edukosh për konceptin e “kontaktit të mirë dhe të keq”. Mësojeni atë se asnjë burrë apo grua tjetër përveç familjes së saj të ngushtë nuk mund të besohet. Bëjini shumë të qartë se ajo mund t’i besojë vetëm prindërve të saj dhe vëllezërve apo motrave kur bëhet fjalë për sendet personale. Ajo duhet të dijë tani që bota mund të jetë një vend i rrezikshëm dhe se ka shumë pak njerëz që duan t’ia dinë për mirëqenien e saj.“Mund të më besosh mua të gjitha sekretet e tua”.Fëmijët shpesh përfundojnë duke u frikësuar nga prindërit. Kjo mund të jetë për shkak të diçkaje që ata kanë thënë apo bërë, ose ndoshta, mungesa e prindërve është arsyeja kryesore për fëmijët që mendojnë se nuk mund t’u flasin prindërve për problemet e tyre. Sigurohuni që vajza juaj të mos ju frikësohet! Qoftë kjo një zënkë e vogël në shkollë ose një xham që ajo theu aksidentalisht, sigurohuni që ju të krijoni një lidhje ku jeni e para që mësoni për gjëra të tilla! Tani mund të jetë për gjëra të vogla, por ajo duhet të ketë një ndjenjë sigurie të fituar nga kjo moshë. Ajo duhet t’ju shohë që ta mbroni, ta përkrahni dhe ta inkurajoni atë para të gjithëve. Nëse ju duhet ta kritikoni, mësojani pse po e bëni këtë dhe në një moment kur ajo nuk është emocionalisht e pambrojtur.

“Ji vetvetja!”Vajza juaj e vogël mund të “humbasë veten” duke u përpjekur të imitojë kushërirën bukur! Ajo mund të ndihet e frikësuar ose madje edhe xheloze pa e kuptuar. Ajo mund të imitojë gruan që pëlqen, por ju duhet të jeni atje për të kur ajo të bëjë. Tregojini asaj se është e bukur dhe e zgjuar dhe se një e ardhme e ndritshme e pret. Tregojini asaj se ajo është unike në mënyrën e vet; ajo është e pazëvendësueshme. Prezantoni aftësitë e saj dhe talentet unike në mënyrë që asaj t’i pëlqejë që nga një moshë të re dhe ajo do të ketë shumë për të ofruar, pa pasur nevojë të imitojë dikë tjetër.